Britania po armatos Kosovën/ Spahiu: Është marrëveshje e firmosur para luftës në Ukrainë, bëhet për modernizimin e Ushtrisë

Britania po armatos Kosovën/ Spahiu: Është marrëveshje e firmosur para luftës në Ukrainë, bëhet për modernizimin e Ushtrisë

Në kohën kur mediat serbe ngrenë alarmin se Britani e Madhe po furnizon me armatim Kosovën, analisti Nexhmedin Spahiu, nuk e quan një gjë të re.

Përmes skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, Spahiu thotë se kjo është marrëveshje e kahershme e firmosur për modernizimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe qe sipas tij, është e natyrshme.

Marrëveshja ka qenë e nënshkruar më herët, kështu që furnizimi me armë i Kosovës nuk është një gjë e re, Kosova është me ushtrinë e vet dhe se kjo gjë është njohur nga SHBA dhe NATO, pavarësisht reagimit të tyre e ka kaluar në heshtje dhe armatimi i ushtrisë së Kosovës është bërë nga ushtria amerikane, turke, dhe së fundi britanike, në bazë të marrëveshjeve të caktuara, bëhet fjalë për avancim të natyrshëm të ushtrisë drejt bërjes së saj në ushtri moderne.

Marrëveshja për to ka qenë e firmosur para luftës së Ukrainës por edhe nëse në të kundërtën Rusia del humbëse prapëseprapë Serbia do përdor një kurs tjetër, nuk do të jetë e rrezikshme për perëndimin por do të jetë e rrezikshme për vendet fqinje të saj si Bosnja, Maqedonia, Kosova.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy