Rritje taksash për biznesin e vogël, Sylja: Ngarkesa shkarkohet te konsumatori, rriten çmimet

Rritje taksash për biznesin e vogël, Sylja: Ngarkesa shkarkohet te konsumatori, rriten çmimet

Kontabilisti Mirsad Sylja, për kthimin e tatim fitimit për biznesin e vogël në draftin për strategjinë Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027, thotë se përderisa është hedhur për konsultim publik, ka diçka konkrete.

Duke folur për “MCN Economy”, Sylja deklaroi se nuk ka vend pa taksa, por diskutimi është nëse këto taksa janë në nivelin e duhur për situatën që ne kemi, duke pasur parasysh ikjen e fuqisë punëtore dhe brezit të ri.

Ndër të tjera shtoi se është në pikëpyetje viti i aplikimit të këtyre ndryshimeve fiskale.

Por Sylja tha se nëse biznesi do të ketë një ngarkesë që nuk e ka pasur më parë, me një pagesë mujore të TVSH-së, tatim fitimit apo taksa të tjera, do të shkarkohet te konsumatori.

Si do të jetë qasja konkrete për të sjellë kontrollin mbi territorin, për të kryer inspektim, nëse rrisim analizat e riskut për të rritur analizat shtrënguese, kemi dhe një sasi biznesesh që konkurrojnë në territor pa licencë që mund të jenë dhe ngjitur.

Ti krijon masa shtrënguese të theksuara brenda atyre që janë pjesë e regjistrit tregtar, po këto të tjera. Është shumë e rëndësishme pjesa e kontrollit fizik.

Ndoshta mund të sjellë një reduktim të humbjes që mund të ketë buxheti edhe nga kjo konsideratë e evazionit.

Nëse biznesi do të ketë një ngarkesë që nuk e ka pasur më parë, me një pagesë mujore të TVSH-së, tatim fitimit apo taksa të tjera, patjetër që do të shkarkohet te konsumatori.

Do të sjellë një sasi të rritjes së çmimit. Tregu rregullon vetveten, por është e pashmangshme që do të ketë ndikim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy