Mungesë mielli, në rrezik prodhimi i bukës në Kubë

Mungesë mielli, në rrezik prodhimi i bukës në Kubë

Qeveria e Kubës, nëpërmjet Ministrisë së Industrisë Ushqimore, ka pranuar se për shkak të mungesës së miellit të grurit, nuk do të mund të garantojë bukën që i ofrohet popullatës përmes librezës së furnizimit deri në fund të marsit.

“Në ditët në vijim, prodhimi i bukës do të ndikohet seriozisht në çdo territor, për shkak të paqëndrueshmërisë në furnizimin e lëndëve të para”, shpjegoi drejtori tregtar i Empresa de Molineria (kompania shtetërore e prodhimit të bollgurit), Zaily Perez Hernandez, cituar nga faqja zyrtare e Cubadebate.

Ishulli importon rreth 80% të produkteve që konsumon. Dhe në vitet e fundit ka nënshkruar marrëveshje me vendet aleate, si Rusia, për të garantuar hyrjen e miellit të grurit për të bërë bukë, një element kryesor i dietës kubane.

Vendi i Karaibeve ka pesë mullinj për përpunimin e grurit: tre në Havana, një në Santiago de Kuba (lindje) dhe një tjetër në Cienfuegos (juglindje).

Kubës i nevojiten 20 mijë tonë në muaj vetëm për të prodhuar bukë për shportën e rregulluar të familjes. Megjithatë, për momentin, i vetmi në funksion është ai në Cienfuegos dhe prodhon vetëm 250 tonë miell në ditë.

Kriza me shpërndarjen e bukës përkon me rikthimin e ndërprerjeve elektrike për shkak të mungesës së karburanteve në dy muajt e fundit.

Kompania shtetërore Union Electrica (Une) vlerësoi se të dielën ka pasur ndërprerje të njëkohshme të energjisë në pothuajse 32% të ishullit në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, koha me konsumin më të lartë.

E gjithë kjo në një kohë kur xhevahiri i Karaibeve është goditur nga një recesion i rëndë ekonomik, i theksuar vitet e fundit jo vetëm nga sanksionet amerikane, por edhe nga pandemia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy