
Alexey Navalny raporton se autoritetet ruse kanë njoftuar hapjen e një çështjeje të re penale kundër tij.
Opozitari rus i cili ndodhet në burg për arsye që mendohet se janë të motivuara politikisht, pretendon në Telegram se ka marrë një letër ku hetuesit e njoftonin për një hetim ndaj tij bazuar në “paragrafin 2 të nenit 214 të kodit penal”.
“Nuk e kam idenë se çfarë është neni 214 dhe nuk mund ta kërkoj gjëkundi. Do ta zbuloni të gjithë para meje”, shkruan ai.
Sipas mediave ruse që raportuan lajmin, artikulli ka të bëjë me krimin e “vandalizmit”, i dënueshëm me burgim deri në tre vjet.



