
Një shtetas izraelit është ndaluar nga policia kufitare e Rinasit, pasi i janë gjetur me vete 250 mijë euro të padeklaruara, të cilat më pas janë sekuestruar. Sipas policisë, 49-vjeçari Efim Reichman, lindur dhe banues në Izrael, ka tentuar të kalojë shumën e parave pa e deklaruar. Reichman udhëtonte nga Moska për në Shqipëri.
Gjatë marrjes në pyetje, Efim Reichman ka thënë se nuk e dinte që duhej t’i deklaronte paratë në doganën e Rinasit në hyrje dhe se në Shqipëri kishte ardhur për biznes.
“Nuk e dija që duhet t’i deklaroja. Do bëja biznes me blerje pronash apo fusha të tjera. Më kanë thënë që këtu ka mundësi të mira për biznes prandaj kisha 250 mijë euro. Kam edhe para të tjera që dua t’i investoja këtu”, ka thënë izraeliti gjatë marrjes në pyetje nga policia.



