Merkel: Bullgaria mund t’i ndihmojë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE (VIDEO)

Merkel: Bullgaria mund t’i ndihmojë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE (VIDEO)

Me vendndodhjen e saj gjeografike, Bullgaria mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kështu u shpreh kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një vizite pune në Bullgari me ftesë të kryeministrit Bojko Borisov.

Merkel i kushtoi një rëndësi të veçantë takimit joformal të planifikuar midis liderëve të vendeve nga rajoni, që do të zhvillohet në Sofje. “Presidenca e Bullgarisë në BE është e përgatitur mirë. Por mirëqenia dhe paqja në Europë kanë nevojë për pjesëmarrjen e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre europiane. Bashkëveprimi dhe ndërlidhja duhet të përmirësohen me infrastrukturën hekurudhore, për të cilat Gjermania dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë ngushtë”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane e falënderoi Bullgarinë në lidhje me mbrojtjen e kufijve të BE-së, një detyrë e vështirë sipas saj. “Gjermania dhe Frontex-i po e mbështesin Bullgarinë , por puna më e madhe bëhet këtu”, tha ajo.

Merkel u shpreh se mbështet inicitivën e presidentit Borisov për një takim me përfaqësuesit e Turqisë, në prani të presidentëve të Këshillit të Europës, Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, në lidhje me çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri bullgar tha se ky takim është parashikuar të mbahet në fundjavë në qytetin bregdetar, Varna.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy