Sesioni i ri parlamentar nis punimet me dekomunistizimin dhe ish-Sigurimin

Sesioni i ri parlamentar nis punimet me dekomunistizimin dhe ish-Sigurimin

Pasditja e sotme hap zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në vend.

Dekomunistizimi dhe dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit janë kryefjala e sesionit të ri parlamentar.

Sipas agjendës së sotme, pritet që më tepër seanca të ketë natyrë teknike. Kjo do të thotë se ligjvënësit njihen me çështjet e depozituara në kuvend.

Këtë shtator në Kuvend mazhoranca ka dy kërkesa: informim rreth dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Në nismat ligjore të PS-së kërkohet verifikimi i të gjithë personave edhe pse kanë marrë certifikatën e pastërtisë si dhe verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre.

Edhe, Partia Demokratike do të sjellë në foltoren e Parlamentit projektligjin për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944–1991.

PD-ja kërkon që dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të aksesohen nga të gjithë jo vetëm nga të prekurit, duke shtuar edhe dënimin me ligj për shfaqjen e simboleve të komunizmit në aktivitete të ndryshme.

Seanca plenare e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit do të zhvillohet sot në orën 18:00.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy