Kalimi i pronësisë/ Cakrani: Qeveria kthen në ligj, mënyrat ekstra ligjore dhe represive (VIDEO)

Kalimi i pronësisë/ Cakrani: Qeveria kthen në ligj, mënyrat ekstra ligjore dhe represive (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, Vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me tarifat e reja për kalimin e pronësisë dhe ndëshkimet për ndërtimet pa leje, i cilëson si mënyra represive të qeverisë, se sa masa për të disiplinuar ndërtimet pa leje.

Në një lidhje për studion e MCN Economy, ai deklaroi se një vendim i tillë është në vazhdën e atyre vendimeve që merr herë pas herë qeveria shqiptare, qofshin këto vendime elektorale dhe popullsitë.

Sipas tij, këto janë metoda dhe mënyre ekstra ligjore, por që në fakt bëhen të ligjshme kur ato kalojnë në qeveri dhe në parlament dhe votohen si ligje.

Janë masa që cenojnë liritë, të drejtat e qytetarëve dhe ndikojnë në buxhetin e atyre që ndërtojnë dhe bëjnë biznese se në fund kjo është një taksë që penalizon gjithë ndërtuesit, ata që kanë pasuri të paluajtshme.

Ata që ndërtojnë pa leje janë më pak se të ligjshmit. Kjo prek gjithë biznesin e ndershëm dhe siç i thonë digjet i njomi me të thatin.

Penalizohen dhe janë si ligje e jashtëzakonshme të tatimeve të jashtëzakonshme për të penalizuar sa më shumë qytetarët dhe bizneset.

Liritë nuk e kemi fjalën vetëm te fjala e lirë. Liritë janë të pafundme, cenohet dhe liria e të bërit biznes se aty po flasim për bizneset.

Bizneset e ankimuan në Gjykatën Kushtetuese dhe u detyruan nga mënyra dhe qasja e Kryeministrit dhe format që zgjodhi për të kërcënuar bizneset, u detyruan të heqin dorë nga ankimi në Gjykatën Kushtetuese.

Fakti që u ankimua në Kushtetuese, ka shkelje të lirisë së të bërit biznes. Shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe cenohet liria e të bërit biznes.

Sa i takon gjobës 10 mijë lekë të reja gjobë për çdo kat ndërtimi, Cakrani shtoi se janë pa leje por nuk bëhen pa dijeninë e autoriteteve që duhet ti mbikëqyrin,

Një fshatar në fshatin më të largët vendos të ndërrojë dy tjegulla, do i shkojë Policia e Shtetit, INUK, INUV dhe lloj lloj inspektorësh për ta penalizuar.

Të thuash që ndërtohet në qendër të Tiranës dhe institucionet nuk i konstatojnë dhe i vendosin gjoba më pas, kjo do të thotë të tallesh me inteligjencën e qytetarëve.

Kjo do të thotë do i lejojmë të ndërtojmë pa leje, më pas do i vendosim një gjobë të papërfillshme. Kjo është absurditet, tallje dhe shpërdorim i pastër të detyrës.

Se në shkelje të ligjit, ai duhet të përgjigjet. Siç mijëra qytetarë kanë përfunduar në dhomat e paraburgimit dhe kanë marrë dënime penale.

Këto janë falsitete dhe mënyra ekstra ligjore që më pas kthehen ligjore nga qeveria shqiptare.

Legjislacioni e ka rregulluar mënyrën e shitjes nga momenti i parë në të fundit.

Noterët kanë mundësi të kenë akses te Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ku të marrin informacion në kohë reale për gjendjen e pasurisë dhe kanë mundësi ta verifikojnë dhe palët që janë aty kanë në dispozicion dinamikën e pronës.

Ligji nuk ka lënë mundësi që të kryesh transaksione jashtë zyrës noteriale. Çdo gjë tjetër është e paligjshme, nëse nuk kalin te noteri.

Cakrani shtoi se qytetarët i janë drejtuar Gjykatëas Administrative për të kundërshtuar vendimet e paligjshme, lidhur me dëmshpërblimin që u ka ofruar bashkia apo qeveria dhe në këto kushte, nuk ka akoma vendime të formës së prerë.

Ai tha se qytetarët në këto zona si “Astiri” dhe “5 Maji”, janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren.

Qeveria ka përdorur një taktikë të vetme, se duke qenë se do bëhen shpronësime. Më parë bën një VKM duke ulur vlerën në atë zonë kadastrale, duke ulur çmimin e tokës.

Kështu ka vepruar për “5 Majin”, apo “Astirin”. Për rrugën Milot-Fier, banorët gjenden para një fakti se shpronësimi ndaj tyre është në vlerën më minimale të mundshme.

Por gjykata nuk jep të drejtë se që të japë të drejtë duhet të ketë një çmim tjetër reference.

Në këto kushte dhe “Astiri” dhe “5 Maji” nuk kanë pasur zhvillime pozitive në favor të tyre dhe kanë penalizuar shtetin apo Bashkinë e Tiranës.

Paditë janë të qytetarëve të ndryshme, që me avokat i janë drejtuar gjykatës. Problemi i Strasburgut është se më parë duhet të ezaurosh gjykatat e vendit dhe duhet të kalojnë shumë vite.

Dhe gjyqësori shqiptar aktualisht është në katastrofë se që ta përfundosh një çështje ligjore deri në Gjykatën e lartë do 15 vjet.

Kjo është një utopi, që nuk e besoj të arrihet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy