
Një javë me temperatura të larta pritet në vend, me një ulje të lehtë të tyre në mesjavë dhe rikthim të vapës në fundjavë.
Meteorologia Anira Gjoni, në një lidhje për “MCN Live”, tha se deri të enjten temperaturat do të mbeten të larta, me maksimumet që arrijnë deri në 37°C në zonat e ulëta, ndërsa në bregdet rreth 35°C.
Të enjten pritet ndryshim i motit, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, të cilat do të sjellin një ulje të temperaturave maksimale, ndërsa nga dita e premte do të rikthehet moti i nxehtë.
E hëna, e marta dhe e mërkura do të karakterizohen nga temperatura të qëndrueshme të larta deri ne 37°C, ndërsa temperaturat minimale nuk do të zbresin nën 23°C në zonat e ulëta dhe rreth 24°C në bregdet, çka tregon për netë të ngrohta.
Të enjten pritet ndryshim i motit, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, të cilat do të sjellin një ulje të temperaturave maksimale, ndërsa temperaturat minimale do të mbeten thuajse të pandryshuara.
Pas reshjeve, të premten dhe gjatë fundjavës, pritet rikthimi i motit të nxehtë, me temperatura që sërish do të rriten ndjeshëm.
Java do të jetë tipike verore, me luhatje të përkohshme, por me dominim të temperaturave të larta në pjesën më të madhe të ditëve.



