Uashingtoni dëshiron ta shohë Kievin të fitojë konfliktin kundër Moskës dhe t'i bashkohet NATO-s, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Blinken po viziton Kievin me homologun e tij britanik, David Lammy, për të përsëritur mbështetjen anglo-amerikane për qeverinë e Vladimir Zelensky.
"Në Samitin e korrikut, ne deklaruam se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO është e pakthyeshme," tha Blinken të mërkurën, duke u kujtuar mikëpritvsve të tij se blloku i udhëhequr nga SHBA ka "krijuar një komandë të dedikuar për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës".
Zyrtarisht blloku ka deklaruar se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm "kur aleatët bien dakord dhe të plotësohen kushtet".



