Telha Guri 79 vjeç dhe Olgerta Zotka 46 vjeç, babë e bijë nga Korça të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale me videot gazmore në emisionin “Zgjohu me MCN”, tregojnë se videot e tyre janë spontane.
E ardhur nga Greqia enkas për emisionin, Olgerta tregon se gjithmonë merr anët e mira dhe se gjithçka e bën për të atin i cili nesër bën 80 vjeç.
Ai për mua gjithmonë ka ditëlindje dhe për moshën që ka unë e shikoj shumë super nga të gjitha anët. I bëjmë të gjitha në familje.
TikTok është një pjesë e jetës tonë, duke bërë punët dhe pirë kafenë i them babi bëjmë një TikTok, nuk më ka thënë kurrë jo.
Dua të nxjerrim diçka të bukur, i them kjo s’ka dalë mirë, e bëjmë. Shikoj dhe djem më të rinj që përtojnë të kërcej. Kam video të tjera.
Unë jam larguar që 19 vjeç, tani kam dy djem dhe kanë fillua të studiojnë dhe largohen, mua më mungojnë djem.
Tani erdhi bota portokall, siç më mungojnë mua djemtë dhe unë iu kam munguar prindërve të mi, por u desh të bëhesha dhe unë prind që ta kuptoja.
U largova për arsye ekonomike, më ka ardhur keq, por nuk e mendoja se çfarë dhimbje iu kam shkaktuar.
Vërtetë kam nxjerrë babin në TikTok se mami është më e tërhequr. Shumë TikTok kanë qenë të papërgatitur, siç kemi qenë nëpër shtëpi.
Para dy ditësh e marr babin dhe po bëja gazetaren, i them kam emocione. Ma kthen, po unë kam ruajtur gjithë këto role filmash skam emocion.
Jam shumë krenare për babanë tim se ka një logjikë të shëndetshme. Ka një energji të paparë.
Ndërsa Telha Guri tregon se që nga viti 1964 është marrë me grupet artistike, teatro dhe festivale.
I ndjek me kënaqësi videot dhe mundohem që të kënaq shoqërinë dhe miqësinë, i kam pasur pasion. Nuk përtoj jam i gatshëm.
Konsultohem nëse ka dalë mirë video dhe nuk përtoj ta bëj përsëri. Jam i gatshëm jo me Olgertën por me këdo. Duhet të dalin origjinale gjithmonë.
Teksa e bija e falënderoi për kujdesin që tregon ndaj nënës, zoti Telha tha se e ka për detyrë, pasi gruaja nuk është skllave.



