Eksperti i sigurisë Faik Basha foli në MCN Live lidhur me draftin e ri të dërguar në Kuvend, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve për krimet seksuale ndaj të miturve.
Basha tha se ka shumë raste të pazbuluar për shkak të mentalitetit dhe gjendjes ekonomike ku ndodhen familjet. Eksperti vë në dukje se as bashkitë, as ministria, s’kanë fonde apo plane masash për rehabilitimin e viktimave.
Reforma në drejtësi duhet të fillonte me ndryshimin e Kodit Penal. Jemi me të njëjtët prokurorë, me të njëjtët gjyqtarë, me të njëjtët hetues që kanë qenë. Një reformë e mirëfilltë do ishte ndryshimi i Kodit Penal, i ligjeve, dhe duhet të ishte punuar më herët në këtë drejtim, duke e përshtatur me legjislacionin e BE. Unë mendoj që ka shumë raste të pazbuluara, për shkak te mentalitetit, për shkak të gjendjes ekonomike ku ndodhen. Organizatat që merren me ndjekjen e këtyre rasteve, për mua kanë çeduar shumë, ose kanë bërë një punë shumë të dobët në këtë drejtim. Shkollat s’kanë lëndë të dedikuara për fëmijët, si duhet të sillen. Çfarë ndodh pas ngjarjeve? Bashkitë çfarë plani kanë? Në bashkinë ku unë jam në Kamëz, s’kam parë ndonjë plan, projekt, apo fond që i trajton këto. Shteti a ka një plan masash si i rehablition këta njerëz?! Gjysma e bashkive janë të falimentuara, jo më të bëjnë projekte! Ministria duhet të ketë një sektor të tillë që merret me këto. Organizatat jo qeveritare kanë ngritur shqetësime në qeveri apo jo?! Duhet edhe OJQ-të ta na ndihmojnë sepse është e pamundur që ne vetëm t’i dalim ballë”.



