Prania e motit të nxehtë ka rrisjellë praninë e zjarreve në vendin tonë. Këtë të hënë është raportuar se përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, më saktësisht në Maminas, një sipërfaqe prej 2 ha tokë me ullishte është përfshirë nga flakët.
Banorët e zonës kanë bërë me dije se nuk janë në dijeni të shkakut të flakëve dhe se zjarri që ka disa ora që ka nisur rrezikon edhe një pikë karburanti që ndodhet aty pranë. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët.



