Sejamini: Policia e infiltruar nga krimi, ato që shiten si reforma janë qarkullim i të njëjtëve persona

Sejamini: Policia e infiltruar nga krimi, ato që shiten si reforma janë qarkullim i të njëjtëve persona

Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se nga rasti i Saimir Tahirit dhe deri më sot kemi përfshirja e policisë në botën e krimit na tregon se kemi të bëjmë me një sistem të madh problematik sistematik në të gjithë strukturën e policisë.

Ai ta se sot është e vështirë të përgjigjesh nëse kemi një polici që lufton kundër botës së krimit apo është njësh me krimin dhe se sipas tij ajo është e infiltruar nga krimi.

Po ti shohësh që nga rasti i përfshirjes së Tahirit dhe njerëzve të tij të afërt dhe deri sot janë me dhjetëra raste dhe kjo tregon se kemi të bëjmë me një sistem të madh problematik sistematik në të gjithë strukturën e policisë. Dhe ajo që po ndodh sot është se çdo ngjarje po trajtohet si një ngjarje më vete dhe askush nuk po thotë se kemi një problem të madh institucional dhe të gjitha këto tregojnë se policia e shtetit në mos është bërë njësh me krimin është i infiltruar nga krimi, është kapur nga krimi, segmente të mëdha të saj dhe ky është shqetësimi i madh publik.

A kemi ne sot një polici që mundëson luftën ndaj krimin apo një polici që mundëson dhe mbron krimin dhe unë sot si kthej dot përgjigje kësaj pyetjeje. A garantojnë dot se kjo polici është në shërbim të luftës kundër krimit dhe ligjit? Prej shumë vitesh policia e shtetit, njerëz të rëndësishëm të saj zbulohen të lidhur me krimin dhe askush nuk del të na thotë se çfarë po ndodh dhe ato që shiten si reforma janë qarkullimi të njëjtave personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy