Serbia anulon takimin e ardhshëm të dialogut teknik me Kosovën

Serbia anulon takimin e ardhshëm të dialogut teknik me Kosovën

Pala serbe ka anuluar takimin e radhës në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Lajmin e ka konfirmuar shefi i ekipit negociator të Kosovës për dialogun, Avni Arifi.

“Anulimi i takimit është edhe një dëshmi i radhës dhe dëshmon se Serbia me çdo kusht po insiston të bllokojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për energji”, ka thënë Arifi për KTV-në.

Ai ka shtuar se nuk e di arsyen e refuzimit të këtij takimi nga pala serbe, por ka thënë se pala serbe vazhdon të jetë destruktive në dialog.

Në ftesën e BE-së për këtë takim drejtuar të dyja palëve, thuhet se situata aktuale me devijime të përsëritura të frekuencave nga zona e kontrollit të Serbisë dhe Kosovës nuk është e qëndrueshme për stabilitetin e sistemit energjetik të Evropës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy