Thaçi: Fazë e re e dialogut që çon në pajtimin Kosovë-Serbi

Thaçi: Fazë e re e dialogut që çon në pajtimin Kosovë-Serbi

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në takimin e sotëm që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut mes dy shteteve.

“Në takimin e udhëhequr nga Mogherini, që zhvilluam me presidentin e Serbisë, Vuçiç, u fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të qonte drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi të shteteve tona”, ka thënë Thaçi nga Brukseli në një intervistë për RTK-në transmeton zeri.info.

“Ishte konkludim i përbashkët që vetëm pajtimi dhe normailizmi mes vendeve tona, paraqet më tepër paqe dhe stabilitet për rajonin dhe për vetet shtetet tona. Ne i dhamë besimin e plotë për zonjën Mogherini për të ndërjmjetësim të këtij dialogu. Jemi dakorduar që ky proces të jetë sa më shpejt i arritshëm dhe i implementueshëm. Dua të besoj se ky proces nuk do të jetë garë se kush kë do ta mund por proces i standardeve dhe vlerave i të dy vendeve dhe popujve tanë. E këto vlera, janë ato evropiane”, ka shtuar më tej presidenti Thaçi, transmeton zëri.info.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy