Një mandat i dytë në krye të OBSH

Një mandat i dytë në krye të OBSH

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, po mendon të riaplikojë për një mandat të dytë pesë-vjeçar në krye të agjencisë së Kombeve të Bashkuara. Lajmin e bën të ditur faqja Stat.

Nuk është e qartë nëse do të ketë kandidatë të tjerë për të sfiduar etiopianin 56-vjeçar, i cili në 2017 u bë drejtori i parë afrikano-amerikan i OBSH. Mandati i Tedros u karakterizua nga kriza shëndetësore të papara. Një vit pas emërimit të tij, ebola shpërtheu në Republikën Demokratike të Kongos, e dyta më e madhe deri më tani, një epidemi që u dëshën dy vjet për t'u zbutur. Dhe pa u kufizuar ende plotësisht, mbërriti pandemia e Covid-19.

 Menaxhimi i krizës së koronavirusit nga OBSH u kritikua ashpër nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump i cili e akuzoi Tedros se ishte i dominuar nga Kina dhe i kishte nxjerrë SHBA-të nga OBSH-ja. Sidoqoftë, ka nga ata që besojnë se etiopiani mund të marrë një mandat të dytë.

Procesi për zgjedhjen e personit që do të drejtojë agjencinë e KB nga 2022 deri në 2027 filloi muajin e kaluar, kur OBSH u dërgoi një letër vendeve anëtare duke i informuar ata se mund të emëronin kandidatë për mandatin tjetër. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve skadon në mes të shtatorit; kandidatët do të shpallen në fund të tetorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy