
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here pritet të jenë deri të dendura.
Në qarkun e Gjirokastrës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.
Temperaturat e ajrit pritet të shënojnë rritje:
në bregdet: 14 / 26 °C
në vendet e ulëta: 11 / 27 °C
në vendet malore: 9 / 20 °C



