Mes atyre që ishin pjesë e inaugurimit të Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve, ishte dhe një vajzë e re, Amanda Gorman, që lexoi poemën e saj të realizuar për këtë ditë, “The Hill We Climb”.
22-vjeçarja mësohet se u zgjodh për këtë moment nga bashkëshortje e Biden, Jill, e cila ishte një fanse e saj. Nga dje ndjekësit e saj në Instagram kaluan nga rreth 1 milion në 2.2 milionë.
Amanda është poetja e parë kombëtare e laureuar
Kur ishte 16 vjeçe, Amanda arriti që të sigurontye titullin Poetja më e Re e Laureuar e Los Angeles. Tre vite më vonë, kur ishte 19 vjeçe, ajo u bë Poetja e parë e Re Kombëtare e Laureuar.
Karriera e saj në të folurin publik nisi kohë më parë
Kur Amanda ishte në klasën e dytë, vendosi të interpretonte një monolog që habiti të gjithë. “Jam e sigurt se kushdo që e pa atë ishte disi i tronditur ndaj kësaj vajze me ngjyrë që peshon 15 kilogramë që pretendonte të vdiste në skenë si një prej liderëve të amerikanëve vendas. Por mendoj se ishte e rëndësishme në zhvillimin tim, sepse me të vërtetë doja të bëja drejtësi për historinë dhe ta bëja atë në jetë”, tha ajo për Los Angeles Times.
Ajo i shqipton gjërat ndryshe ndonjëherë
Amanda ka pranuar se e ka patur të vështirë që të thoshte gërmën "r", por kjo nuk e ka ndaluar, madje e ka lejuar që të jetë unike në punën e saj.
Ajo është diplomuar në Harvard
Amanda nuk ka studiuar letërsi por sociologji, gjë që jep kuptim se shumë nga poezitë e saj prekin temat e racizmit, prejardhjes së ndryshme ekonomike, feminizmit dhe kulturën afrikane.
Ajo do të garojë për Presidente në 2036-n
Amanda i ka që tani qëllimet e qarta, ajo dëshiron të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara në 2036-n. Dhe po, Kamala Harris e ka frymëzuar plotësisht për ta bërë këtë.
"Nuk mund të mohohet që një fitore për të është një fitore për të gjithë ne që do të dëshironim ta shihnim veten të përfaqësuar si gra me ngjyrë në zyrë. Kjo e bën më të imagjinueshme. Pasi vajzat e vogla mund ta shohin atë, vajzat e vogla mund të jenë ashtu. Sepse ato mund të jenë gjithçka që dëshirojnë, por që përfaqësimi për të bërë ëndrrën në radhë të parë është i madh”, tha ajo.
Ajo shkroi një pjesë të poezisë pas sulmit në Kapitol
Megjithëse Amanda ndihej sikur skenat nga trazirat pro-Trump në Kapitol ishin "të ashpra dhe të dhunshme", ajo gjithashtu ndjeu se ishte e rëndësishme të përfshinte këtë moment në poezinë e saj të inaugurimit sepse është një moment i madh në historinë e Amerikës.
Përkthyer nga Cosmopolitan



