Blushi: Protestës i uroj sukses, por në çadrën e Berishës nuk ka vend për mua

Blushi: Protestës i uroj sukses, por në çadrën e Berishës nuk ka vend për mua

Deputeti Ben Blushi i përgjigjet me ‘Jo’ ftesës së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Blushi tha se i uron suksese kësaj proteste në garantimin e standardeve më të mira zgjedhore, por ai nuk gjen vend në çadrën e ngritur nga Sali Berisha.

“Protesta është e Partisë Demokratike dhe unë i uroj dy gjëra: e para të mos kalojnë në dhunë në ditët që vijnë dhe e dyta: i uroj sukses që të arrijnë të garantojnë standardet e domosdoshme zgjedhore. Nëse protesta, e theksoj e Partisë Demokratike, arrin të garantojë standarde më të mira zgjedhore, shumëkush prej nesh, përfshirë dhe mua, do të duhej ta falenderonim. Por ajo nuk është protesta ime dhe në çadrën e Sali Berishës nuk ka vend për mua”, u shpreh Blushi gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy