Kruja: Kemi një luftë pa logjikë mes dy palëve, Hamasi rezultat i dëshpërimit palestinez

Kruja: Kemi një luftë pa logjikë mes dy palëve, Hamasi rezultat i dëshpërimit palestinez

Fisnik Kruja nga Forumi Mysliman Shqiptar i ftuar në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar ldhur me protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të paqes në Rripin e Gazës.

Ai tha se Hamasi është rezultat i dëshpërimit palestinez, ndërsa stheksoi se u ka munguar përkrahja ndërkombëtare dhe se mbështetja për Izraelin nga SHBA ka qenë thelbësore. Sipas tij, kemi një luftë pa logjikë mes dy palëve.

Intervsita e plotë

1.Zoti Kruja, dje protestuat në mbështetje të paqes në Rripin e Gazës apo u solidarizim vetëm me popullin palestinez?

Qëllimi ishte mbështetja që ne kërkojmë për paqen në Palestinë për shkak të një historie tragjike të gjatë prej 75 vitesh dhe ka kulmuar me shpërthimin në spitalin e gazës ku pati rreth 500 viktima. Kur ka luftë vuajtja është nga të dyja palët, por në rastin e fundit pati viktima civile dhe nga Izraeli gjë që shtoi tensionin kombëtar dhe fakti është se Hamasi është rezultat i shtypjes së gjatë mizore që Izraeli i ka bërë popullit palestinez prej 75 vitesh. Shumica e palestinezëve jeton tashmë ne Jordani, Liban janë bërë komb refugjatësh.

2. Çfarë përfaqëson për ju organizata Hamas?

Është rezultat i dëshpërimit palestinez të cilët megjithë vuajtjet që kanë hequr ata vazhdimisht shtypen përzihen nga trojet e tyre, zëvendësohen me kolonë izraelitë dhe tani Izraeli e ka kryer si me thënë pushtimin e territorit palestinez. Është një popull në pushtim dhe si ka mbetur gjë tjetër vetëm të rezistojë.

3. Ju si i konsideroni veprimet e Hamasit, ndërhyrjen e armatosur, vrasjen dhe rrëmbimin e civilëve izraelitë?

Kjo është një tragjedi, vrasja e civilëve nuk mund të pranohet nga asnjë palë, por nuk mund të krahasohen vrasjet e izraelitëve me ato të Hamasit. Kur tjetri të vret sistematikisht fëmijët, ka njerëz që nuk mendojnë më për të drejtat e njeriut. Midis dy palëve është një luftë e palogjikë. Hamasit si ka mbetur më asnjë mjet për të ekzistuar aty, u ka mbetur vetëm lufta dhe në mënyrë të gabuar kanë menduar të luftojnë kështu.

4. Në të kaluarën e afërt shumë shqiptarë iu bashkuan Shtetit Islamik në luftën në Siri. Mund të ndodh që edhe në këtë konflikt të ketë shqiptarë që të shkojnë për të luftuar përkrah Hamasit?

Nuk e besoj, ata që shkuan në Siri fillimisht shkuan se dhe bota perëndimore e dënoi shtypjen që Bashar al Asad i bëri popullit dhe ata u nisën atje për të ndihmuar popullin kundër atij diktatori. Por ata ranë pre e ISIS, këta ishin individë që u radikalizuan.

5. Dje gjatë protestës pati akuza për Komunitetin Mysliman dhe drejtuesit e tij. Çfarë ju ka ndarë me drejtuesit e KMSH-së?

Pas ndryshimit të regjimit komunist të gjitha fetë në Shqipëri dolën të rraskapitura, por pas ‘90 menjëherë këto e morën veten ortodoksët, katolikët, dhe ata e riorganizuan besimin e tyre, ndërsa komuniteti mysliman mbeti si jetim, u grumbulluan disa njerëz që kishin njohuri fetare por nuk e patën si qëllim për të krijuar një komunitet të fortë dhe u lëshuan pas pronave që kishte ky komunitet që u shfrytëzuan për qëllime personale, madje lufta u bë aq e egër sa në zyrën e tij u vra Sali Divari dhe sot nuk ka dalë se kush ishin vrasësit. Në këto situata, në mënyrë të njëlloj puçi institucional u fut sekti gylenist. Ata janë një grup që ne e jemi përpjekur të dialogojmë me ta. Pjesa tjetër që mbështete nga Erdogan është se ai kundërshton këta që janë një grusht shteti në Turqi. E keqja nuk është këtu, por ky grup ka sjell probleme për fenë, e ka lënë fenë në nivele të ulëta. Ne na intereson që feja të funksionojë.

6. Keni një koment për mosinagurimin e xhamisë së Namazgjasë?

Po kam. Kjo xhami është e bllokuar për arsye se për zgjedhjet Erdogan që u angazhua për ndërtimin e saj e bllokoi dorëzimin e xhamisë pas grushtit të shtetit sipas të cilit pas atij grushti ishte Gylen, por këta janë i njëjti grup. Dhe kjo nuk heq nga përgjegjësia, sepse nuk janë njerëz të pavarur, askush nga këta nuk ka dalë ta dënojë grushtin e shtetit në Turqi, ajo është një vepër mizore. Ky është problem që Erdogan s’mund t’ja dorëzojë xhaminë këtyre njerëzve, sepse xhamia është në administrimin e komunitetit mysliman. Dhe ata i marrin ambientet e xhamisë dhe i përdorin për interesat e tyre, nuk paguajnë imamët por shkollat e Gylen. Xhamia nuk hapet deri në momentin që në krye të komunitetit mysliman dhe në strukturën e tij të jenë mbështetës të Erdogan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy