Reçi: Perceptimi nga publiku për konsultim publik është vetëm formal, mungon analiza

Reçi: Perceptimi nga publiku për konsultim publik është vetëm formal, mungon analiza

Megi Reçi nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, e cila është bashkëautore e një studimi të publikuar pak muaj më parë për konsultimin publik në një lidhje skype me MCN Economy u shpreh se perceptimi nga publiku dhe organizatat për konsultimin publik është vetëm formal.

Ajo tha se regjistri elektronik i konsultimeve përdoret më tepër për informim, por që nuk është efektiv. Sipas saj mungon analiza dhe paraqitet vetëm informacioni statistikor dhe kur raportet kanë mangësi lënë hapësirë mendimi për rritje fiktive të shifrave.

Jemi përpjekur të zbatojmë ligjin  dhe mangësitë e dala në pah duhet thënë se ligji për njoftimin dhe konsultimin publik është shumë i përgjithshëm duke ja lënë shumë elementë vullnetit të institucionit, element si përzgjedhja e aktit që do konsultohet. Vendimet e këshillit të ministrave nuk janë detyrimisht të përfshihet konsultimi publik. Perceptimi nga ana e qytetarëve është një ushtrim formal. Mungesa e besimit rezulton si një nga faktorët që ndikon te pjesëmarrja e ulët. Sipas sondazheve të opinionit publik në mesin e qytetarëve ata nuk besojnë se pjesëmarrja e tyre do të ketë ndikim. Por dhe kur flasim për grupe më të organizuara përveç mungesës së besimit kanë dëshmuar dhe raste kur kanë kontribuar aktivist dhe nuk janë marrë parasysh. Pra nuk ka kuptim pjesëmarrja kur ti nuk ke përballë dokumentet për të cilat po konsultohesh. Të gjitha këto faktorë kanë bërë që pjesëmarrja të mos ketë kontribut real. Mungesa e besimit ndikon te pjesëmarrja.

E pyetur lidhur me ndërveprimin e institucioneve Reçi tha se regjistri elektronik shihet më tepër për tu informuar dhe jo për të ndërvepruar pasi mungon informacioni.

Regjistrimi është mjeti kryesor dhe i vetmi mjet i detyrueshëm nga ana ligjore. Më shumë se 90% e akteve që konsultohen kalojnë te regjistri elektronik dhe aktorët që e njohin dhe përdorni regjistrin elektronik e shohin si mjet për të informuar më shumë. Mungesa e efektivitetit shihet dhe mungesa e komenteve dhe përgjigjeve dhe nga shifra që kemi 2021-2021 dhe pse regjistri ka marrë më shumë se 1 mijë shikime ka pasur vetëm 69 komente. Përdoret për informim dhe s’ka ndërveprim.

Ndërsa lidhur me monitorimin, Reçi u shpreh se monitorimi i vetmi që kryet brenda zyrës së kryeministrit në brendësi kemi vënë re se mungon analiza dhe informacioni.

Është e rëndësishëm të themi se s’ka monitorim nga një institucion i pavarur pra qeveria monitoron veten. Çështje që u prekën deri tani ne i kemi evidentuar dhe gjatë monitorimit, u përmendën raportimet të paqarta të pjesëmarrësve, ose na ka rezultuar se numërojnë institucionet publike si pjesëmarrës, ndërkohë që aty je duke kërkuar emrat e qytetarëve. Raste të tjera ka pasur dhe përfshirje emrash të personave që nuk jetojnë më. Këto tregojnë mangësi që në raportim lënë pikëpyetje në të gjithë procesin pasi po të jetë i rregullt s’ka pse të mos jetë me emra të pjesëmarrësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy