I biri hedh në gjyq kryeministrin çek

I biri hedh në gjyq kryeministrin çek

Andrej Babiš i ri - djali i kryeministrit çek Andrej Babiš – do të padisë penalisht të atin. “Kundër meje janë kryer krime. Babai im duhet të mbajë përgjegjësi për atë që guxoi të më bënte mua”, tha Babiš për gazetën Deník N.

Ai e akuzon të atin se e ka përfshirë në skandalin e keqpërdorimit të fondeve të BE-së, vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare çeke.

Ai gjithashtu thotë se është mbajtur në Krime kundër vullnetit të tij, për ta penguar të japë dëshmi mbi rastin.

Vetë i ati i mohon akuzat, duke e quajtur djalin e tij të sëmurë mendor.

Policia çeke mori në pyetje Babiš junior për pesë orë të enjten. Ai u dha atyre një opinion ekspertësh, që konkludonte se ai nuk ka probleme të shëndetit mendor.

Kryeministri çek dyshohet se ka fituar në mënyrë të paligjshme 2 milion euro nga fondet e BE-së për një qendër konferencash të quajtur Stork Nest Farm.

Në qershor 2021, hetuesit e policisë rekomanduan ngritjen e akuzave penale kundër tij, por avokati i shtetit e ktheu rastin në polici për hetime të mëtejshme, kështu që rasti mbetet i hapur.

Vetë Babis pretendon se është i pafajshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy