
Kreu i SPAK, Altin Dumani, në konferencën e fundit për media shpjegoi dosjet më të bujshme të hetuara nga SPAK përgjatë një viti.
Analistja Anduena Llabani, risoli në studion e “MCN live”, dosjet më të nxehta politike dhe jo vetëm të cilat kanë shënuar këtë vit.
Ajo tha se Dumani u pyet për çiftin Ilir Meta-Monika Kryemadhi, për të cilën besohet se ndaj tyre do të ketë zhvillime në janar.
Altin Dumani foli për disa dosje të bujshme të personazheve politik që SPAk ka tre vite që po heton, presim që të konkludohet prej vitesh nga ta. E kemi pyetur drejtpërdrejtë Dumanin nëse ish-presidenti Ilir Meta ose bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë marrë në cilësinë e te pandehurve dhe përgjigjja e tij ka qenë se kontrolli është mjet prove dhe janë çështje që janë nën hetim dhe nëse nuk mund të deklarojë më tepër.
Në 99% të rasteve kur një person ndaj të cilit kryhen hetime tregon që ky person është ose do të merret i pandehur.
Fakti që Dumani nuk ka bërë deklarata ose pranuar faktin se ndaj Metës dhe Kryemadhit do të ketë së shpejti edhe masa që do të caktohen masa nga prokuroret është mjaftuar me fjalët që kjo çështje është nën hetim dhe që shume shpejt mbase në janar do të kemi zhvillime rreth kësaj çështje. Ndaj Metës kemi 3 çështje në hetim, kurse ndaj Kryemadhit, 1.
Çështja më e nxehtë e vitit vazhdon të jetë hetimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”. Llabani bëri të ditur se krahas kësaj, bëhet fjalë edhe për një çështje të dytë nën hetim ndaj Berishës, ndërkohë që po kryhen hetime sekrete nga SPAK.
Sa i takon çështjes Berisha, Dumani ka deklaruar se ka qenë një vendim kolegjial i prokurorëve për të arritur deri te vendimi mos ti drejtohen Kuvendit për të por të vendosen kërkesën për Gjykatën.
Fakti që Berisha e neglizhoi vendimin e prokurorisë atëherë kur ajo e kërkonte për shkak të hetimeve, jo se e ka detyruar atë por një çështje mosrespektim ndaj organit të akuzës.
Është standard të ruhet në arreste shtëpie me polic, nuk e ndalon as rrjete sociale këtë ata e kanë pranuar. Kërkesa e prokurorisë nuk është masë ekstreme ndaj Berishës.
Ajo që mendoj është ekstreme dhe mendoj që z.Dumani e la me pikëpyetja është nëse ndaj tij ka një tjetër hetim, për të cilën Dumani preferoj të mos përgjigjet.
Flitet për një çështje të dytë në hetim që ndaj Berishës po kryhen hetime sekrete nga SPAK. Nuk është vetëm kjo përballja e parë.
Mbase masa që po kërkon SPAK në këtë rast dhe me çështjen konkrete që lidhet edhe me dhëndrin e tij, mund të ndikoj edhe në hetimet që po bëhen aktualisht ndaj tij për një tjetër proces.
Sa i takon çështjes së inceneratorit të Tiranës, analistja Llabani, tha se kreu i SPAK ka njoftuar se është informuar nga prokurorët për përfshirjen e personave te tjerë të lidhur me këtë aferë.
Çështja e inceneratorëve, e pyetëm z.Dumanin se çfarë do të ndodhi me z. Ahmetaj dhe se a ka shanse që ai të ekstradohet në Shqipëri dhe Dumani tha se jemi në proces të të gjitha procedurave për lokalizimin më parë dhe ekstradimin e tij në Shqipëri, në hetimet e nisur për rastin e inceneratorve të Tiranës.
Dumani e pranoj se është informuar nga prokurorët e çështjes për njerëz dhe përfshirjen e personave të tjerë në çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Por kjo nuk do të thotë se kemi një fraksion ose doje te bashkangjitur të hetimit, kemi dosjen kur priten si duket arrestime të personave të tjera, se ku janë këta perona janë poshtë, janë sipër, janë në bashki, për këtë nuk dimë të themi.



