Kuvendi është mbledhur ditën e sotme, gjatë së cilës do të ketë tre interpelanca me tre ministra.
Interpelanca me ministrin Sandër Lleshaj, kërkuar nga deputeti Artur Rroshi ishte ai për dëbimin e mësuesit gulenist Harun Celik.
Deputeti i Ballit Kombëtar, Artur Roshi në interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka drejtuar disa pyetje këtij të fundit lidhur me dënimin e shtetasin turk. Harun Çelik.
1-Cila është procedura ligjore që ndiqet për teportimin. Cfarë procedurë është ndjekur për Harun Celik, deportimi apo dëbimi? A ishin në dijeni se në Turqi i kërcënohej jetë? A mendoni se kjo do të ndikojë keq në hapjen e negociatave? A mendoni se mënyra e sjelljes së shtetasve të huaj ndikon në sigurinë e bizneseve dhe investimeve në vendin tonë?”, u shpreh Roshi.
Ministri Lleshaj ka raportuar, gjatë interperlancës në Kuvend, rreth ekstradimit të shtetasit të huaj, Harun Çeliku, duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë rezident në Shqipëri. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 muaj burgim.
“Harun Çelik është ndaluar në 8 korrik në dalje të kufirit me pasaporte turke ku kishte një vizë kanadeze false. Nuk ka qenë rezident në Shqipëri asnjëherë. Ka hyrë vetëm në këtë datë dhe ka dalë pas disa orësh. I gjetur në kushtet e shkeljes së ligjit është dënuar nga Gjykata e Tiranës dhe është deklaruar fajtor, për veprën penale “falsifikimin e letërnjoftim, pasaportave” dhe është dënuar me 13 muaj burgim. Më pas, i është bërë ulja e dënimit me 1/3 me 8 muaj e 20 burgim. Harun Çelik ka përfunduar dënimin më 01.01 2020″.
“I huaji ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë. Gjykata ka nxjerrë urdhrin e dëbimit. Qytetari në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për azil në Rep. e Shqipërisë. Ai është përgjigjur se nuk ka kërkuar azil dhe në momentin e dëbimit qytetari nuk ka ngritur pretendime dhe ka nënshkruar urdhrin e dëbimit”, ka shtuar më tej ministri.
08:45h- Lirimi i Endrit Dokles, dëbimi i Harun Çelik/ Opozita e re sot tre interpelanca me ministrat
Ditën e sotme në seancën parlamentare do të zhvillohen tre interpelanca.
Interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshajn, për ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik, por edhe për çështje të tjera, përfshirë kanabisin. Interpelanca e dytë është kërkuar nga 7 deputetë të opozitës së re me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet, shkarkimet, lirimin e Endrit Dokles por edhe rastin e ‘shëtitjes’ së Dritan Dajtit në “ish-Bllok”.
Ndërsa interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës së re me ministrin Klosi për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.
Në orën 15:00 do të mbajë një fjalim Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.





