“Zero karbon deri në 2050-ën”/ Çipi: Ideja e botës së pastër gënjeshtër. Po shkojmë drejt urisë si në komunizëm

“Zero karbon deri në 2050-ën”/ Çipi: Ideja e botës së pastër gënjeshtër. Po shkojmë drejt urisë si në komunizëm

Regjisori Kastriot Çipi, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, i krahasoi idetë e elitës globale për “zero karbon deri në 2050-ën” me idetë e dikurshme të komunizmit.

Çipi tha se po shkojmë drejt urisë, drejt një bote pa naftë, gaz dhe çelik, në emër të një bote të pastër, që sipas tij është gënjeshtër.

Të gjitha parqet, Karavastaja dhe në vende të tjera janë me subvencione të BE-së. Herës tjetër do vijë me dokumente me vete. Nafta ka akcizë që e rrit shumë çmimin, si kafeja, si alkooli. S’ka shanse që asnjë energji e rinovueshme, nuk mund të jenë më të lira. Çdo të thotë e rinovueshme?! Druri është i rinovueshëm? Prodhon karbon. Nëse nuk del qymyrguri mund të më thuash me çfarë do prodhohet çeliku?! S’ka zgjidhje, çeliku është hekur dhe karbon. Sot elita globale po na thotë në 2050 përgatituni se s’ka as naftë, as gaz, as çelik. Nuk po na thonë me çfarë do ngrihen avionët, me çfarë do udhëtojnë anijet. Në 2050-ën, zero karbon. Ky është objektiv, siç i kishte komunizmi. Ne po shkojmë drejt urisë drejt idesë së një bote të pastër, që është një gënjeshtër. Biden ka dalë në fushatë dhe ka thënë nuk do të dalë më karburant. Nëse do ndalojmë naftën, ato që ke veshur me çfarë do prodhohen?! Edhe komunizmi kështu thoshte, do vuajmë ca, por kur të arrijmë komunizmin do hamë të gjithë me lugë të artë. Cila është zgjidhja, deindustrializimi, rikthimi te njeriu i shpellave?! Ta zëmë se funksionon energjia diellore, natën si do ta bëjmë, me bateri. Kjo bateria duhet të jetë litium që të ketë densitet të lartë, ky litumi ka nevojë për materiale që dalin nga Afrika dhe nëntoka, me çfarë do t’i nxjerrim nga nëntoka?! IPCC, i famshmi paneli ndërqeveritar për çështjen e klimës ka publikuar një dokument për të cilën thotë që kanë punuar 15 mijë shkencëtarë, është një gënjeshtër sepse është punuar nga 30 veta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy