
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv që urdhëron Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinore, duke vënë në lëvizje një ndalim të ardhshëm të shërbimit të tyre ushtarak.
Ai urdhëroi gjithashtu që të rivendoseshin trupat që ishin larguar vullnetarisht ose ishin larguar për refuzimin e vaksinave kundër COVID-19.
Një ndalim i transgjinorëve ishte pritur gjerësisht, dhe urdhri i Trump përgatit terrenin për një ndalim të ardhshëm, duke ia deleguar Hegseth-it mënyrën se si do zbatohet kjo politikë.
Në urdhrin e tij, Trump pohoi se shërbimi nga trupat që identifikohen si gjini të ndryshme nga ajo biologjike "bie në konflikt me angazhimin e një ushtari për një mënyrë jetese të ndershme, të vërtetë dhe të disiplinuar, madje edhe në jetën personale" dhe është e dëmshme për gatishmërinë ushtarake, duke kërkuar një politikë e rishikuar për të adresuar këtë çështje.
Trump ishte përpjekur të ndalonte trupat transgjinore gjatë mandatit të tij të parë, por çështja u zvarrit me vite në gjykatë, përpara se të rrëzohej nga presidenti i atëhershëm Joe Biden menjëherë pasi ai mori detyrën.



