Në pritje të një sinjali nga LSI-ja? Ja si përgjigjet Basha

Në pritje të një sinjali nga LSI-ja? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se për demokratët nuk ka alternativë tjetër veç qeverisë teknike. Në një intervistë për Report Tv, Basha është shprehur se nuk mund të mbahen zgjedhje të lira pa largimin e Ramës.

“Çdo alternativë tjetër është shteruar në këto 18 muaj, pasi i dhamë kohë të reflektonte, pasi i dorëzuam platformën. Në zgjedhjet e 2015, OSBE konstatoi se u shkatërruar besimi i shqiptarëve te zgjedhjet, cfarë bëri Rama? E mbushi Shqipërinë me drogë dhe nxori kriminelët nga burgu duke kërcënuar gjyqtarët sikur tha Manjani. Ndaj vendimi është i pakthyeshëm, nuk vetëm i Bashës dhe PD, por i marrë nga një protestë madhështore, konsensusi rritet nga ora në orë. Se për kë votojnë e vendosin shqiptarët, por duhet të jenë pa krim dhe pa drogë dhe do të ndodhë me largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike”, tha ai.

Basha thotë se dorëheqjen për t’i hapur rrugë një qeverie teknike duhet ta japë edhe Meta. “Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie. Rama dhe Meta dhe kushdo tjetër të japin dorëheqjen dhe ti hapin rrugë qeverisë teknike. Unë them në emër të qytetarëve reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike rrugë tjetër nuk ka”, tha ai.

Ndërsa i pyetur nëse pret ndonjë sinjal nga LSI-ja, ai u përgjigj: “I vetmi sinjal është largimi i kësaj qeverie”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy