Kuvendi nis sot sesionin e fundit të tij për këtë legjislaturë. Seanca e sotme është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00. Gjatë saj do të miratohet programi i punimeve si dhe do të njoftohet edhe kalendari sipas të cilit do të raportojnë drejtuesit e organeve të pavarura kushtetuese që zgjidhen nga Kuvendi.
Si çdo vit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, Inspektori i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Autoriteti i Konkurrencës etj. do të raportojnë për rezultatet e punës që kanë shënuar gjatë vitit 2016. Kryetari i Kuvendit pritet të njoftojë sot edhe aktet normative të depozituara në Kuvend, raporton sot GSH.



