
Përfaqësuesi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, pjesë e ekipeve të shpëtimit të Shqipërisë në Turqi, Leonard Qyra nga zona e Malatyas, thotë se ndodhen në një zonë operacioni që iu është caktuar drejtuesit e operacionit.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se ekipi shqiptar ndodhet në një godinë 6 katëshe të rrëzuar totalisht dhe se po punohet me ekipet e kërkim shpëtimit shqiptare, me kamera dhe sensorë për të identifikuar persona.
Kemi informacion nga punonjësit se është identifikuar një person i mbijetuar dhe po punohet për ta nxjerrë nga rrënoja.
Në këtë objekt forcat tona kanë punuar që nga dita e djeshme dhe aktualisht po punohet përsëri sot janë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të pajetë.
Po punojmë me shpresën se kemi identifikuar një person i cili mund të jetë i mbijetuar. Në zonën e Malatyas nuk kemi informacion për shqiptarë të lënduar.
Kemi dy vajza nga Shqipëria që jetojnë këtu dhe nuk kemi dëgjuar të ketë shqiptarë të lënduar.
Autoritetet lokale kanë evakuuar zonën dhe nuk lejojnë asnjë person civil të futet në ambientet e banimit, pasi mund të ketë rrezik akoma për shembjen e tyre.
Temperaturat janë goxha të ulëta, pothuajse është borë gjithandej, në kushte teket të vështira atmosferike. Ne nuk po qëndrojmë brenda ndërtesave, po qëndrojmë në tenda, nuk kemi rrezik.
Teksa gërmojmë dhe kërkojnë, forcat e kërkim-shpëtimit kanë mjetet dhe teknikën e duhur dhe para se të futen fizikisht kontrollojnë terrenin me kamera.
U bë pak kohë dhe kushtet atmosferike ndikojnë negativisht për ekipet e kërkim-shpëtimit, mundësia për të gjetur të mbijetuar bëhet akoma më e vogël.
Është një situatë që a shumë ndërtesa të rrëzuara dhe shkatërruara.
Por besoj se ndihma humanitare do të jetë mjaft e rëndësishme për gjithë personat që kanë humbur pasurinë.
Lidhur me ndihmën e ekipit shqiptar se ku konsiston, Qyra dhe zona e operacionit nuk e kemi zgjedhur vetë, na e kanë caktuar drejtuesit e operacionit.
Jemi bashkë me një ekip nga Malta dhe një ekip nga zona vendase. Kemi bërë një asistencë mjekësore me mjekët që kemi nga Forcat e Armatosura, për rreth 26 persona asistencë mjekësore të lehtë.
Nga çfarë kemi dëgjuar këtu për ndërtesën që ndodhet mbas meje, mendohet se mund të kenë qenë 40 persona në këtë ndërtesë.
Do qëndrojmë deri sa të jetë e nevojshme dhe sa kohë të ketë pala turke për mbështetje. Aktualisht është një grup tjetër që është ulu në Adana nga Shqipëria, prej 20 vitesh, presim të na bashkohen.



