Botërori i mundjes starton në “Feti Borova”, Liçaj: Marrin pjesë 80 shtete, shpresoj të jemi afër zonës së medaljes (VIDEO)

Botërori i mundjes starton në “Feti Borova”, Liçaj: Marrin pjesë 80 shtete, shpresoj të jemi afër zonës së medaljes (VIDEO)

Kampionati Botëror U23 do të zhvillohet në datat 21 – 27 tetor pranë ambienteve të Parkut Olimpik “Feti Borova”.

Orges Liçaj, trajner i mundjes tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se në garë marrin pjesë 80 shtete, me 1600 sportistë.

Liçaj tha se gara është e fortë dhe shtoi se shpreson që sportistët shqiptarë të jenë afër zonës së medaljes.

Është një pjesëmarrje shumë e madhe. Marrin pjesë 80 shtete në këtë aktivitet botëror, për moshën U23.

Atmosfera është shumë e zjarrtë, ka shumë energji. Ne jemi në mesin e rrugës sonë. Nuk mund të jap një përgjigje të saktë si do shkojë pjesa e sportistëve tanë. Është garë e fortë, është kampionat botëror. Shpresoj të jemi afër zonës së medaljes.

Janë 80 shtete pjesëmarrëse, 1600 sportistë të ardhur për këtë aktivitet. Gara është jashtëzakonisht e fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy