Marrëveshja e Prespës, zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në Shkup

Marrëveshja e Prespës, zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në Shkup

Zv. ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ndodhet në Maqedoni, ku realizoi takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Bëhet e ditur se në takim është diskutuar për të ardhmen euro-atlantike të vendit, si edhe gjendjen e tanishme politike në vend dhe rajon.

Me këtë rast, Dimitrov është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Maqedonisë.

Dimitrov e Palmer diskutuan edhe për aspektet e tanishme të procesit të afrimit të Maqedonisë drejt NATO-së, pra anëtarësimin e shtetit të 30 të në Aleancë.

Ministri maqedonas, siç njofton kabineti i tij, ka theksuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, e shikojnë të ardhmen e vendit të tyre në familjen euro-atlantike, ndërkohë që ka theksuar shpresat për ecurinë me sukses drejt këtyre integrimeve.

Palmer është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar “përkushtimin konstruktiv të partisë në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE”, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e z. Ahmeti.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e Lëvizjes Besa e të Aleancës për Shqiptarët.

Matthew Palmer do të takojë shefin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovskin e VMRO-DPMNE-së. Para pak ditësh, Ndihmës Sekretari Wess Mitchell i shkruante z. Mickovski me tone kritike për kërcënimet që partia e tij u bënte deputetëve të saj për të mos votuar pro ndryshimeve kushtetuese lidhur me emrin e ri të Maqedonisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy