
Vazhdojnë akuzat e opozitës se presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro po nxjerr jashtë vendit të gjithë arin duke shtuar edhe më shumë dyshimet se vendi po përpiqet t’i mbijetojë krizës ekonomike dhe sociale ku është futur.
Mediat në shtetin fqinj Greqi kanë raportuar se një avion veneuzelian është ulur në aeroportin vendas dhe dyshohet se brenda mbante sasi të mëdha ari.
Televizioni Skai raporton se në datën dy marsë në aeroportin e Athinës është ulur një avion ku dyshohet se brenda tij ndodhej ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza.
Avioni ishte nisur nga Karakasi dhe mbërriti në Greqi pa një plan fluturimi, pasi nuk i është dhën leja për tu ulur në Portugali dhe Zvicër. Avioni kërkoi leje që iu miratua për një ndalesë një orëshe në Aeroportin e Athinës, Eleftherios Venizelos me justifikimin e furnizimit me karburant, por për arsye të panjohura qëndroi për katër orë. Media helene raportuan se ministri venezuelës i cili ndodhej në avion u takua në sallën VIP të aeroportit me një person identiteti i të cilit mbetet i panjohur ndërsa nuk u qartësua nëse ishte një zyrtar i qeverisë greke apo një diplomat nga ambasada e Venezuelës në Athinë.
Por opozita greke i kërkoi qeverisë arsyen që Athina lejoi uljen e avionit duke aluduar në lidhje me një marrëdhënie sekrete midis partisë qeverisëse së Greqisë dhe asaj të Maduros.
Nga ana tjetër kundërshtarët e Maduros pohuan se avioni u nisën ditën që qeveria tërhoqi një sasi të madhe ari nga banka qendrore e vendit dhe si destinacion kishte Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe ndalesa e tij në Athinë është mundësuar falë faktit që Greqia është i vetmi shtet anëtarë i BE që mbështet qeverinë e presidentit Maduro.
Lëvizjet e Madurosa vinë disa ditë pasi ambasada shteteve të bashkuara në Venezuelë paralajmëroi sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë Maduro për shkak të skenave të dhunshme që penguan ndihmën humanitare të hyjë në vend.
Në total, Maduro kishte në plan të shesë 29 ton flori të Venezuelës, me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë për të blerë mallra bazë dhe për të mbajtur qeverinë e tij në këmbë pasi vështirësit nga sanksionet sa vinin dhe shtoheshin.
Maduro besohet se deri tani ka shitur rreth 3 ton ar këtë vit. Vjet ai eksportoi rreth $900milion flori të papërpunuar te Turqia.



