
Gjermania thotë se ka arrestuar dy ish-oficerët e inteligjencës siriane që thuhet se janë përfshirë në torturimin e kritikëve të presidentit Bashar al-Assad.
Të dy burrat duket se kanë kërkuar azil në Gjermani pas largimit nga Siria disa vjet para fluksit të migrantëve në 2015.
Një prej tyre, Anwar R, është i dyshuar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.
Ai thuhet se ishte përgjegjës për një burg të Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës (GID) ku 2,000 njerëz u torturuan në mes të prillit 2011 dhe shtatorit 2012.
Personi tjetër, Ejad A, dyshohet se ndihmoi dhe mbështeti krimin kundër njerëzimit në të njëjtin burg.
Si pjesë e një operacioni të koordinuar me policinë në Francë, një tjetër sirian i dyshuar se kishte punuar për shërbimin sekret u arrestua nga prokurorët parizien të martën. Por emri i tij nuk u zbulua.
Burrat, identifikuar si Anwar R, 56 vjeç dhe Eyad A, 42 vjeç, u arrestuan në Berlin dhe në Rheinland-Pfalz, të martën.
Kjo është hera e parë që prokurorët perëndimorë kanë arrestuar torturuesit që punojnë për Bashar al-Assad, shkuan Guardian.
Shërbimi i prokurorisë federale në Karlsruhe tha në një deklaratë se: "Deri në prill 2011 regjimi sirian filloi të shtypte të gjitha aktivitetet anti-qeveritare të opozitës mbarëkombëtare me forcë brutale. Shërbimet sekrete siriane luajtën një rol jetësor në këtë lëvizje. Qëllimi ishte të përdoreshin shërbimet e inteligjencës për të ndalur lëvizjen e protestës sa më shpejt që të ishte e mundur".
Ata pretendojnë se Anwar R, ishte një oficer i rangut të lartë i cili udhëhoqi departamentin hetues ku caktoi dhe drejtoi operacione në një burg ku të paraburgosurit i ishin nënshtruar "torturës sistematike dhe brutale".
Eyad A, 42 vjeç, thuhet se ka punuar për departamentin e Anwar R.
Prokurorët thonë se në verën e vitit 2011 ai kaloi një muaj në një pikë kontrolli në periferi të kryeqytetit, ku ai ishte ngarkuar me arrestimin e protestuesve, dezertorëve të ushtrisë dhe të dyshuarve të tjerë. Rreth 100 vetë u morën çdo ditë në burgun e Anwar R dhe torturuan atje, shtojnë ata.
Më vonë atë vit, Eyad A thuhet se ka marrë pjesë në sulme ndaj shtëpive dhe ka gjuajtur njerëz që morën pjesë në protesta.
Prokurorët thonë se ai ndihmoi në vrasjen e dy njerëzve të paidentifikuar dhe torturimin e 2,000 të burgosurve.
Të dy burrat duket se janë larguar nga Siria në vitin 2012, tre vjet para fillimit të fluksit të madh të emigrantëve në Gjermani, shkruan BBC.
Vitin e kaluar, prokurorët gjermanë lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar për Jamil Hassan, kreun e shërbimit të Inteligjencës së Forcave Ajrore të Sirisë, duke e akuzuar atë për mbikëqyrjen e torturës, përdhunimit dhe vrasjes së qindra njerëzve midis 2011 dhe 2013.
Qeveria e Sirisë ka mohuar marrjen e të burgosurve politikë. Gjithashtu ka mohuar torturimin ose vrasjen e kujtdo në paraburgim.
Megjithatë, ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut thanë në një raport se marsin e kaluar forcat qeveritare dhe milicitë e lidhura me të "në mënyrë arbitrare ose në mënyrë të paligjshme mbajtën dhjetëra mijëra individë në qendrat zyrtare dhe të improvizuara të paraburgimit".
Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR), tha në gusht se kishte dokumentuar vdekjen e më shumë se 13,600 njerëzve për shkak të torturës në burgjet e Sirisë.



