
Miranda Vathi, një emigrante shqiptare në Itali, është 47 vjeç dhe ka një trup të përsosur.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut përmes rrjeteve sociale, ku ndan video të ushtrimeve të saj, duke bërë diçka të pazakontë, ushtron me taka.
Në një intervistë në programin "Zgjohu me MCN", Miranda tregon se stërvitet çdo ditë dhe së fundmi është bërë e njohur për faktin se poston video ku bën ushtrime me taka 12 cm.
Me taka 12 cm, ndonjëherë të duket se po e rrezikon, pasi kavilja e këmbës mund të lëvizë, por jam stërvitur dhe jam mësuar, kështu që nuk më duket e vështirë.
Stërvitja me taka është një mënyrë për të treguar forcën e gruas dhe për të inkurajuar të tjerët.
Duhet të tregojmë se gruaja është e fortë dhe se mund të arrijë gjithçka, pa pasur frikë nga asgjë.
Ajo po ashtu tregon për reagimet që merr në rrjetet sociale.
Disa gra nuk e kanë pëlqyer dhe thonë 'tregohet katunarja', 'nuk bëhet palestra me taka', por unë jam e sigurt te vetja dhe stërvitem çdo ditë.
Kjo është diçka që e kam provuar shumë herë, dhe nuk ka asnjë rrezik për mua pasi kam dy instruktorë që më udhëheqin."
Unë postoj këto video për të dhënë energji dhe motivim për të tjerët, madje shumica e mbështetjes ka ardhur nga burra. Në përqindje, më shumë burra më kanë përkrahur.
Ajo shton se stërvitet nga e hëna në të enjte, çdo ditë nga ora 12:30 deri në 3 të pasdites, pasi natën punon.
"Kur ke vullnetin dhe forcën, çdo gjë rregullohet dhe energjia të vjen nga palestra," thotë Miranda.



