Gati 700 njerëz janë vrarë në Liban këtë javë.
Shifrat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Liban.
Lajmi raportohet nga Associated Press.
Izraeli ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike sulmet, duke thënë se po synon kapacitetet ushtarake të Hezbollahut dhe komandantët e lartë të këtij grupi .
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) thotë se më shumë se 200,000 njerëz janë zhvendosur në Liban që kur Hezbollahu filloi të lëshonte raketa në veri të Izraelit në tetor, në mbështetje të Hamasit .
SHBA , Franca dhe aleatët e tjerë së bashku kërkuan një armëpushim 21-ditor në përpjekje për të shmangur një luftë të gjerë.



