Mos marrja e pagesave mujore prej vitesh, ka vënë në vështirësi rreth 2 mijë persona me aftësi të kufizuara në qytetin e Durrësit. Pas protestave të vazhdueshme, ata kanë firmosur së fundmi një peticion për institucionet përkatëse, ndërsa paralajmërojnë grevë urie në rast mosveprimi.



