Berisha nën hetim/ Meta: Akt-akuza u bë nga Rama në Kongresin e PS. Inceneratori i Tiranës, gurë prove për drejtësinë (VIDEO)

Berisha nën hetim/ Meta: Akt-akuza u bë nga Rama në Kongresin e PS. Inceneratori i Tiranës, gurë prove për drejtësinë (VIDEO)


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli sot në një konferencë për media, ku e konsideroi kryeministrin Edi Rama, arkitekt të vjedhjes shtetërore përmes inceneratorëve. I pyetur për hetimin ndaj Berishës, Meta tha akt-akuza është bërë nga Rama në Kongresin e PS.

Sa i takon qëndrimeve ndaj z.Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo përfaqësues të gjykatave që kanë shqyrtuar këtë çështje, dëshiroj të shpreh keqardhjen për këtë rrëshqitje, e cila s’është e papritur, të të ashtuquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin, del mbi Kushtetutën, del mbi Konventën Europiane të të drejtave të Njeriut. Është akt-akuzë që është bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama. Është e diktuar në çdo element prej tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit. Emri i Ramës nuk del në dosjen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe te inceneratorët!”.

I pyetur për persona që janë thirrur nga SPAK nga PL, Meta tha se do të jemi gjithnjë të hapur për çdo hetim, në respektim të Kushtetutës dhe ligjit. 

Kreu i Partisë së Lirisë vuri në dukje se inceneratori i Tiranës është guri e provës për drejtësinë.

Edi Rama është arkitekti i vjedhjes shtetërore me tre inceneratorët duke vendosur gjithë qeverinë dhe kukull-ministrat e tij në funksion të këtyre skemave zhvatëse, që kanë treguar se sa thellë janë të gatshëm ata për futur dorën në xhepin e qytetarave dhe të vjedhin pa turp edhe lekët e fundit të bukës apo të ilaçeve.  Inceneratori i Tiranës është guri i madh provës për drejtësinë dhe është dëshmia pse Shqipëria thellohet keq e më keq në gropën e zezë të korrupsionit dhe renditet e fundit në indekset globale për shtetin ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit.  Ju e shikoni edhe nga zhvillimet e fundit që Parlamenti është kapur për fyti nga kryeministri. Bllokimi i të gjitha koncesioneve hetimore, është dëshmi e pakundërshtueshme e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari në Parlament”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy