Hetimet për pallatin  e Kastratit/ Banorët në protestë, prokuroria mbron kompaninë (VIDEO)

Hetimet për pallatin e Kastratit/ Banorët në protestë, prokuroria mbron kompaninë (VIDEO)

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës kanë vendosur të protestojnë pasi kanë mbetur të pakënaqur nga ecuria e hetimeve në lidhje me kërkesë-padinë që i kishin dorëzuar prokurorisë kundër kompanisë Kastrati. Sipas tyre edhe pse ky pallat është i anuar dhe ka një zhvendosje të dukshme nga vendi i mëparshëm, është shpalluar i banueshëm.

“Ne jemi banorët e këtij pallatit këtu. E ka ndërtuar firma “Ndregjoni” po në lojë është “Kastrati” se e ka ble’ me prokurë këtë pallat dhe ky financon që të mos kalojë pallati ynë kurrë i pabanueshëm, por i banueshëm. Ku në 7 kate ka acedu 42 cm dhe në 12 kate 53 cm, më shumë se gjysma kuptohet. Këtu përfshihen OPGJ-ja oficerët e policisë gjyqësore Emiljano Mema. Prokurorja e kësaj çështje e ka mbulu’ çështjen, se duhet ta shtyjnë, se kanë hangër lekë në prezencën tonë.”

Pallati  12-katësh ndodhet ne lagjen 5-të qytetit bregdetar, e cila është ndër më të demtuarit nga tërmeti.  Megjithatë banorët thonë se në rastin e ndërtesës së ngritur nga “Kastrati”, prokuroria nuk ka vepruar.

“Gjithë kësaj që po kalojmë na si banorë e si po flejmë rrugëve, se s’kemi as vend banimi ku të rrimë. Nuk po paguahen as këto bonus që thotë Edi Rama. Është KÇK – Kush vjen kap diçka e ik. Me një fjalë vijnë këta të ndërtimit, vjen prokuroria, vjen policia, gjyqësori, të gjithë këta që vijën “kap diçka” dhe largohen. Nuk vijnë për të qetësuar gjendjen.”

Ndonëse kanë kaluar më tepër se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, këta banorë ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë me pallatin e tyre. As aplikimi online në programin e shumëpërfolur të rindërtimit “shtëpia ime” nuk ka qenë zgjidhje për ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy