Muzhaqi: Krimet në vend janë kthyer në rutinë, ose të marrim përgjegjësi si popull, ose do të degradojë më shumë (VIDEO)

Muzhaqi: Krimet në vend janë kthyer në rutinë, ose të marrim përgjegjësi si popull, ose do të degradojë më shumë (VIDEO)

Vendi ditët e fundit është tronditur nga disa ngjarja te renda. Me e fundit ishte ajo e atentatit me eksploziv ndaj Aleksander Sadikajt në afërsi të TEG, në mes të ditës..

Lidhur me faktin nëse po sofistikohet krimi dhe siguria në vend, eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, përmes një komunikimi në “MCN live”, thotë se tashmë krimet janë kthyer në rutinë dhe se nuk ka asnjë mekanizëm funksional.

Me tej, për Muzhaqin, kjo valë kriminaliteti në vend nuk është më vetëm detyrë e policisë, porse përgjegjësia duhet të na bie si popull, ose në të kundërtën do të degradojë akoma më shumë.

Në valën e kriminalitetit në vend, nuk shikoj asgjë të re, më na është bërë rutinë, si një lajm i radhës, ku përmendën ata që pësojnë, të dyshuarit e mundshëm. Pra, është bërë rutinë prej disa vitesh, dhe nuk ka asgjë të re për mënyrën se si po trajtohet, nuk ka asnjë mekanizëm funksional.

Nuk ka asgjë të re, shoqëria është bërë e pandjeshme.

Është valë e cila nuk është vetëm detyrë e policisë, e cila normal e ka për detyrë, por është një kriminalitet që nuk ndikohet vetëm nga policia as në parandalim, as në trajtim, por është një valë që duhet të marrim përgjegjësi të gjithë si popull, ose do të degradojë akoma më tepër.  

Për Muzhaqin, në fazën në të cilat ka arritur krimi, është e pamundur të parandalohet. Sipas tij, policia e ka humbur legjitimitetin në sytë e publikut dhe duhet futur edhe mekanizma të tjerë, si përgjegjësi sociale.

Në këtë fazë që ka arritur krimi, nuk parandalohet kështu.

Është përgjegjësi sociale, policia e ka të vështirë të parandalojë këto raste, ka shumë faktor, një pjesë e policëve janë të lidhur me kriminelët, edhe pse aludohet por duhet verifikuar, pjesa tjetër është kultura e mosdëshkueshmërisë, kjo bën që nga njëra anë elementi kriminal por edhe qytetarët që kanë pakënaqësi të kalojnë në vetëgjyqësi, kurse krahu tjetër është policia e cila ka humb legjitimitetin në publik, dhe publiku e ka të vështirë të bashkëpunojë me të, nuk them se është e pamundur, polica jonë ka njerëz dhe agjendë të aftë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy