Operacion antikanabis, plagoset në malin e Sopotit punonjësi i policisë

Operacion antikanabis, plagoset në malin e Sopotit punonjësi i policisë

Një punonjës policie është lënduar gjatë një kontrolli për bimë narkotike në zonën e Sopotit. Sipas policisë, efektivi B.H. është rrëzuar në një terren të thepisur dhe është dëmtuar në kokë dhe shpatull. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Dëmtohet aksidentalisht punonjësi i Policisë në zonën e Sopotit. Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë. Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy