30% tenderëve elektronik dështojnë/ Kaos në APP, sistemi “anulon” koncesionin

30% tenderëve elektronik dështojnë/ Kaos në APP, sistemi “anulon” koncesionin

Kaos në platformën e sistemit të prokurimeve, apo korrupsion në garat e koncesioneve? Anulohet koncesioni për shkak të sistemit elektronik të Agjencisë së Prokurimeve. Tenderi “Për dhënien me koncesion të disa shërbimeve detare” i njoftuar të zhvillohej në 24 shkurt 2017 u anulua më 27 mars 2017 me njoftimin: “Kjo procedurë anulohet pasi kur u hoq nga pezullimi në sistem nuk u ndryshua data e pranimit të dokumenteve  dhe sistemi e kaloi në statusin “e përfunduar në proces vlerësimi”. Por cila është historia e këtij koncesioni të panjohur për publikun.  Koncesioni u shpall nga Mnistria e Transportit 23 Janar 2017.  “Dhënie në Konçesion (forma ROT) të Shërbime të Anijeve Detare në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Portin e Shëngjinit, Portin e Sarandës, Romano Port, Porti i Petroliferës dhe të gjitha portet e hapura në Republikën e Shqipërisë”, kështu emërtohet ky koncesion.  Autoriteti Kontraktues Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, i jep Koncesionarit të drejtën që përmes financimit, rehabilitimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimit të të drejtës së operimit dhe pronësisë të ofrojë këto shërbime detare të mëposhtme në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Portin e Shëngjinit, Portin e Sarandës, Romano Port dhe Porti i Petroliferës:

(i) shërbimin e rimorkimit të anijeve gjatë operacionit të futjes e daljes nëpër porte, dhe akostimit në kalatat e porteve;

(ii) shërbimin e transportit të grupeve të praktikës së autoriteteve portuale gjatë marrjes së praktikave të lira në rada;

(iii) transportimin e ekuipazheve të anijeve nga rada në port dhe anasjelltas;

(iv) operacionet e ngarkim-shkarkimit të peshave të rënda në det.

Një ankesë e bërë në Komisonin e Prokurimeve në datën 2 shkurt 2017, nxjerr në dritë jo vetëm shkelje ligjore, por edhe shenja të “trullosjes” së sistemit elektronik të Prokurimeve. “Romano Port” sh.a ka paraqitur ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke ngritur pretendimin se ky koncesion cenojnë në të drejtat e tij të fituara dhe të ratifikuara me ligj. Edhe ky subjekt është koncesionar dhe nuk lejon që shërbimet që i kryen vetë sipas kontratës me qeverinë, t’i kryejë tani një kompanie tjetër komcesionare. Kjo çështje zgjidhet në rrugë administrative ose gjyqësore, por ajo që është alarmuese është mosfunksionimi i platformës elektronike ku zhvillohen tenderët. Nga një vështrim i thjeshtë që i bëmë dokumenteve standarde të procedurës vërejmë se emri i personit dhe shoqërisë “fituese” është publikuar në draft kontratë ( pjesa shoqëruese e DSK”. Në dokumentet standarde të koncesionit në Shtojcën 17 “Draft Kontratë” “Për dhënien me koncesion të disa shërbimeve detare” në pikën 18.4 “Njoftimet” Autoriteti Kontraktues ka parashikuar se adresat për njoftime dhe komunikime sipas kësaj Kontrate janë:

Autoriteti Kontraktues: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Sheshi Skenderbej, Nr. 5 Tiranë, Shqipëri

Në vemendje të: Shkëlqesisë së Tij, Ministrit

Konçesionari: Anijet e Shërbimit Detar Sh.A.

Në vëmendje të Administratorit Z. B.H.

Mesa duket Autoriteti Kontraktues e ka përcaktuar tashmë fituesin, i cili do të jetë Kocesionari Aktual dhe natyrshëm njoftimet do t’i drejtohen administratorit të këtij koncesionari. Natyrshëm na lind pyetja: Po pse bën garë Autoriteti Kontrakutes kur e ka përcaktuar kontraktorin?  Le ta lidhin kontratën në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Mos fshirja e emrit në fund ishte vetëm një gabim njerëzor”, reagon Komisioni i Prokurimeve Publike, duke pranuar anomalinë.    

Prokurimet elektronike

Nga analiza e të dhënave të vitit 2015, rezulton se nga 4,630 procedurat e shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, 657 prej tyre janë anuluar. Pra, mbi 30 përqind e garave janë anuluar. Pse është ky numër kaq i lartë i anulimeve? Siç pranon vetë Agjencia e Prokurimeve më analizën e vitit 2015, , Ka dy arsye kryesore anulimi: i) arsye teknike; dhe ii) arsye ligjore. Ndër arsyet teknike përmenden kryesisht gabimet në plotësimin/kryerjen e hapave në sistemin e prokurimit elektronik. Ndër arsyet ligjore që çojnë në anulimin e procedurave përmenden vendimet e anulimit nga Komisioni i Prokurimit Publik, mungesë konkurrence gjatë zhvillimit të procedurave, anulimeve për shkak të mbylljes së vitit buxhetor

Ankesat

Gjatë periudhës 1 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2016, janë regjistruar dhe marrë në shqyrtim pranë Komisionit të Prokurimit Publik 1,393 ankesa në total, për prokurimet publike, koncesionet, lejet minerare dhe ankandet. Gjatë vitit 2016 është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të ankimeve administrative të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, krahasuar kjo me vitin paraardhës në raportim. Konkretisht, në vitin 2015 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë dorëzuar 1,124. Duke krahasuar numrin e ankesave të shqyrtuara gjatë vitit 2016, vihet re një rritje me rreth 19.4 % ndaj atyre të vitit 2015. Referuar të dhënave statistikore të periudhës në raportim konstatohet se gjatë vitit 2016, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur në total në 161 raste anulimin e procedurave dhe në 541 raste ka vendosur lejimin e autoritetit kontraktor vijimin e hapave të metejshëm të procedurave. Në 568 raste të tjera Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur rivlerësimin e procedurave konkurruese (të prokurimit, ankandeve, koncesioneve /ppp).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy