Ekzekutimi i Entjan Nikulajt/ Hoxha: Pista kryesore konflikti mes dy fiseve, është kaluar vija e kuqe

Ekzekutimi i Entjan Nikulajt/ Hoxha: Pista kryesore konflikti mes dy fiseve, është kaluar vija e kuqe

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për ekzekutimin e Entjan Nikulajt, kushëri i Ardjan Nikulajt, i ekzekutuar disa muaj më parë.

Hoxha tha se pista që dyshohet në këtë rast është konflikti i hershëm, mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Ai tha se deri tani janë tetë të vrarë dhe ekziston frika se konflikti do të vijojë të prodhojë viktima, teksa i cilësoi dy fiset të fuqishme, me lidhje politike dhe me fuqi ekonomike të konsiderueshme.

Është një ngjarje, kronikë e paralajmëruar. Nëse do ti rikthehesh emisionit që kemi bërë për Ardjan Nikulaj, kemi paralajmëruar këtë fakt, pasojat nga ajo ngjarje. Ajo ngjarje u zbulua shumë shpejt edhe pse kishte skuadër vrasësish ndërkombëtarë. Pati arrestime në Marok, Turqi dhe Britani. Edhe pse ishte organizim i sofistikuar, u duk sikur reagimi ishte i shpejt, u zbuluan autorët

Tre muaj pas vrasjes së Nikulajt, u vra Nikolin Lekstakaj, u tha se është kundërpërgjigje për vrasjen e Ardjan Nikulajt. Vrasja e fundit që ka ndodhur, Entjan Nikulaj, është kryer ditën e shtunë në mbrëmje. Skena është e njohur. Duket se pas çdo atentati, reagimi i parë është të vijë zjarrëfikësja për shkak se digjen automjetet. Makina është parë një ditë para ngjarjes, e kanë ndjekur viktimën. Viktima e fundit është kushëriri i parë i Ardjan Nikulajt. Hakmarrja i ka kaluar përmasat dhe është zgjeruar në të gjithë rrethin e fisit.

Më tej ai shtoi se konflikti mes dy familjeve nuk mbaron, pasi ato janë familje të fuqishme. Përveçse merren me aktivitete, kanë rreth të madh fisnor, burime financiare dhe sipas tij të bësh një vrasje dhe të djegësh BMË, ka një kosto.

Për rastin e Ardjan Nikulajt ishin paguar gjysmë milionë euro. Ishin hedhur në Shqipëri dhe nuk e kishin marrë përsipër grupe kriminale në Shqipëri, erdhën ata nga Britania. Kemi të bëjmë me këto dy familje, me rreth të madh fisnor, lidhje të forta, njohje dhe lidhje politike. Kanë fuqi ekonomike dhe burime financiare, brenda kësaj fakti që duhet të marrësh masa për t’u mbrojtur duhen njerëz të armatosur, etj. Pra këta duhen financuar, nuk financohen me burime legale. Konflikti është shumë më i vjetër sesa të dilte droga në skenë. Një nga konfliktet, pjesëtar të Lekstakajve ka qenë për një grabitje.

Hoxha tha se ndërprerja është nëse njërës palë ose ti mbarojnë paratë ose ti mbarojnë burrat.

Viktima e fundit nuk ishte person me ngarkesë kriminale. Këta që kanë ngarkesa ruhen, jo si ky që dilte në pazar. Është kaluar vija e kuqe, nuk do të vriten vetëm ata që shihen si rrezik, por çdo njeri i afërt i tyre. Deri tani kanë vajtur tetë të vrarë, të shohësh sa fëmijë kanë lënë jetimë dhe ushqehen me urrejtje. Vitet e fundit, 2-3 vitet e fundit, qarku i Lezhës është bërë shumë problematik. Me këto ngjarjet e fundit, ka kaluar Shkodrën, Vlorën. Janë ngjarje të cilat, jo vetëm shkaktojnë traumë në shoqëri dhe demonstrojnë problem të rendit dhe sigurisë, por autorët nuk kapen dhe pritet ngjarja e radhës. Kemi patur vrasje në Rrëshen. Ngjarje në Mamurras dhe Laç. Është kthyer në qark shumë problematik. Të bësh vrasje me një skuadër, ka kosto.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy