Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori”, ku siç mund të shihni në videon që MCN TV sjell më poshtë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Makina tip “Opel” me targë AA 884 HF ka qenë e parkuar pranë banesës së pronarit Tomor Shehaj.
Makina është djegur pothuajse e gjithë ndërkohë qe po merret në pyetje pronari i makinës.
Lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit policia ka nisur hetimet për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel", në pronësi të shtetasit T. Sh., banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



