Italia në rritje të vazhdueshme, 89 viktima në 24 orët e fundit

Italia në rritje të vazhdueshme, 89 viktima në 24 orët e fundit

Rritja e rasteve të reja të koronavirusit në Itali tashmë është bërë e përditshme në javën e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore, sot kanë rezultuar pozitiv 10 874 persona nga 144 737 tamponë të kryer gjithsej.

Gjithashtu në rritje fatkeqësisht është edhe numri i viktimave, që në 24 orët e fundit kanë qenë 89, 16 më shumë se një ditë më parë.

Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396, Campanja me 1312 dhe Lazio me 1.224. Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.

Ndërkohë, rajoni i Lombardisë ka rikthyer karantinën duke filluar nga enjtja. Ajo do të nisë që prej orës 23 dhe do të zgjasë deri në 05:00 të ditës tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy