
Qeveria e Kosovës ka vendour regjim vizash për shtetasit rus, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme.
Kryeministri Kurti tha se rusët janë të obliguar të pajisen me vizë të Kosovës, për të hyrë në këtë shtet, apo për të qëndruar aty transit.
“Të gjithë shtetasit e Rusisë me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, tha Kurti.



