
Eksperti i ekonomisë tha në studion e lajmeve të MCN Tv se problemi me ndërtimin është që para jashtë sistemit bankar janë futur në këtë sektor dhe kanë financuar një flluskë të madhe ndërtimesh që shkon përtej nevojës që kemi si vend.
Sipas Sokos apartamentet janë kthyer në parking parash.

Kjo është një flluskë tjetër që po ndodh në Shqipëri dhe nuk po thotë njeri që janë bankat që e kanë financuar këtë flluskë. Problemi me ndërtimin është që para jashtë sistemit bankar janë futur në ndërtim dhe kanë financuar një flluskë të madhe ndërtimesh që shkon përtej nevojës që kemi si vend. Çfarë do të thotë një flluskë?
Investimi për një sektor të caktuar është si uji për lulen. Nëse lules nuk i hedh ujë do thahet, por një fat jo i mirë e pret edhe nëse tu e tejngop me ujë. Nëse paratë në një sektor të caktuar mungojnë, atëherë sektori do vdesë. Ama një fat jo i ndryshëm e pret atë sektor nëse ti e ngop me para përtej nevojës që ka. Shqipëria ka më tepër banesa nga sa ka nevojë. Edhe në Tiranë janë 52 mijë apartamente bosh, jo të pashitura. Apartamenti një mision ka, përdoret për ta kthyer në shtëpi. Këtu e ka humbur këtë mision. Është kthyer në parking parash.
Nëse ndërpriten sot paratë e pista, tregu fillon korrektimin që në këtë moment.



