
PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka njoftuar Kuvendin lidhur me një vendim të mëhershëm për përjashtimin e 11 deputetëve.
Bëhet fjalë për deputetët: Edi paloka, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Tomorr Alizoti, Sorina Koti, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Gerta bardeli, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj dhe Ludovik Hasanaj.
Largimi i këtyre deputetëve është për shkak se janë angazhuar te Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha.
“Në mbledhjen e kryesisë së PD-së Zyrtare drejtuar nga Lulzim Basha, është marrë vendimi i mposhtëm për përjashtim”, thuhet në shkresën për kryeparlamentaren Nikolla.



