Rastet që do të justifikonin shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Rastet që do të justifikonin shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Konstitucionalistja Aurela Anastasi analizoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Gjatë emisionit ajo tregoi se dy rastet që justifikojnë shkarkimin e presidentit janë një krim i rëndë dhe shkelja e kushtetutës. Siç shpjegoi Anastasi krimi i rëndë ka të bëjë me një vepër penale që bën presidenti, të cilat janë paksa të ndryshme nga akuza e shkelja e kushtetutës. Ndërsa në rastin e shkeljes së kushtetutës përfshihet edhe procedura parlamentare e shkarkimit.

“Dua të theksoj se Kushtetuta garanton ushtrimin e detyrave në mënyrë të pavarur nga presidenti. Në këto dy raste që janë krimi i rëndë dhe shkelja e kushtetutës. Krimi i rëndë ka të bëjë me një vepër penale që bën presidenti, të cilat janë paksa të ndryshme nga akuza e shkelja e kushtetutës. Edhe pse nuk kemi pasur raste, ne kemi menduar se në rastin kur ka një krim të rëndë në procedurë do të përfshihet edhe prokuroria dhe gjykata. Në rastin e shkeljes së kushtetutës përfshihet procedura parlamentare e shkarkimit. Nga sa kemi parë nga kërkesa e paraqitur nga deputetët deri tani duket një procedurë shkarkimi për shkelje të rëndë të kushtetutës. Pastaj nëse ngrihen fakte të një krimi të rëndë është tjetër gjë” Anastasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy