"Në samitin e Vilniusit ne do të dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje dhe solidariteti me Ukrainën. Dhe ne do të themi qartë se e ardhmja e Ukrainës është në NATO. Ne duhet të sigurojmë që kur të përfundojë kjo luftë, të ketë marrëveshje të besueshme për sigurinë e Ukrainës. Kështu që që historia të mos përsëritet dhe që Rusia të mos pushojë, të riarmatoset dhe të nisë një sulm të ri”. Kështu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në prag të takimit ministror të mbrojtjes. Po ashtu Stoltenberg tha se është ende herët për të ditur se çfarë rezultatesh do të ketë kundërofensiva e udhëhequr nga Ukraina, por përparimi i bërë në terren nga forcat e Kievit tregon se ndihmat nga vendet e NATO-s bëjnë diferencën në fushën e betejës.



